Futboll

Zvicra në vendin e tetë, Shqipëria dhe Kosova ngriten për një pozitë

Zvicra edhe më tutje ndodhet në vendin e tetë në renditjen e FIFA-s, duke mos pasur ndryshim nga muaji i kaluar

Është publikuar renditja më e re nga FIFA për muajin e kaluar, ku nuk kishte shumë ndeshje, megjithatë, kishte paksa ndryshime, shkruan albinfo.ch.

Zvicra edhe më tutje ndodhet në vendin e tetë në renditjen e FIFA-s, duke mos pasur ndryshim nga muaji i kaluar.

Ndërkohë, Shqipëria dhe Kosova kanë fituar nga një pozitë. Kuqezinjtë tani ndodhen në vendin e 58-të, kurse Dardanët në vendin e 176.

Dy ekipet shqiptare gjatë këtij muaji do të kenë ndeshje miqësore. Shqipëria do të luajë ndaj Norvegjisë, derisa Kosova kundër Madagaskarit dhe Burkina Fasos.

Në pozitat e para të kësaj rangliste mbeten të pandryshuara. Gjermania është e para, e përcjell nga Brazili, Portugalia, Argjentina dhe Belgjika.