Futboll

Zvicra në festë, kualifikohet në Botëror

Zvicra është kualifikuar në Kampionatin Botëror të futbollit

Zvicra ka mundur Bullgarinë 4:0 dhe u kualifikua në Kampionatin Botëror “Katari 2022”, shkruan albinfo.ch.

Zvicra grumbulloi 18 pikë, duke lënë pas Italinë me 16.

Golin e parë e shënoi Okafor, i cili realizoi me kokë në minutën e 48-të, pas asistimit nga Xherdan Shaqiri, i cili ishte kapiten i Zvicrës. Por, Nati në minutën e 57-të shënoi sërish me anë të Vargas. Më pas u anuluan dy gola, derisa goli i tretë erdhi nga Itten në minutën e 72-të. Golin e katërt e realizoi Freuler në minutën e 91-të.

Në minutën e 79-të hyri Andi Zeqiri.