Shkurt.ch

Zvicra, në deficit

Zvicra vitin e kaluar, për herë të parë që prej 2005-ës ka regjistruar një deficit në nivelin e buxhetit federal në vlerë prej 124 milionë frangash (118.500.000 €).

Shuma e deficitit erdhi e papritur për qeverinë në Bernë, e cila kishte projektuar një deficit prej 121 milionë frangash.

Deficiti vjen si rezultat i rënies së fortë në të ardhurat fiskale. Më 2014 ishin 2.4 miliardë franga më pak se sa ishin parashikuar. Deficiti do të kishte qenë shumë më i lartë nëse Qeveria nuk do të kishte marrë masa për kursim dhe nuk kishte  ulur kostot e buxhetit nga 2.1 miliardë franga, është përmendur në deklaratën e Qeverisë së Zvicrës.

Më 2013 Zvicra kishte regjistruar suficit buxhetor me 1.3 miliardë franga.