Zhvillim
Zvicra ndihmon Maqedoninë në pastrimin e mbeturinave
Aksioni Naciola është pjesë e projektit "Maqedonia pa mbeturina 2016" i cili ka një rol për të pastruar mbeturinat dhe për të zhvilluar ndërgjegjësimin e menaxhimit të duhur të mbeturinave
Shoqata për një mjedis të pastër „Hajde Maqedoni“ së bashku me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA) në kuadër të projektit CIVICA Mobilitas në Maqedoni, të premten do të organizojnë aksione promovuese pastrimi në fushatën nacionale të pastrimit që do të zhvillohet të shtunën në 150 vende, në 50 komuna në të gjithë vendin.
Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar një numër i organizatave civile, komunat, shkollat, kompanitë dhe vullnetarët që do të ndihmojnë për të pastruar lagjet e tyre nga mbeturinat, raportojnë mediat në Shkup, përcjell albinfo.ch.
Aksioni Naciola është pjesë e projektit “Maqedonia pa mbeturina 2016” i cili ka një rol për të pastruar mbeturinat dhe për të zhvilluar ndërgjegjësimin e menaxhimit të duhur të mbeturinave si dhe për të zhvilluar një mekanizëm për të mbështetur qytetarët, komunat dhe grupe të tjera të interesuara.
Aksioni i pastrimit zhvillohet për të reduktuar sasitë e mbetjeve të depozituara dhe me këtë aksion Maqedonia i bashkohet fushatës globale „Let do it world“, që është mbështetur nga Parlamenti Evropian dhe i kryer në 127 vende në vitin 2015.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip? Rastet e gripit janë rritur në Zvicër në javët e fundit, me shumë njerëz që shfaqin...
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?