Shkurt.ch

Zvicra ndihmon Malin e Zi në fikjen e zjarreve

Sikurse edhe disa vende tjera në Evropë, Mali i Zi po përballet me zjarre të mëdha. Dhjetëra hektarë pyje u dogjën, qindra banorë të qyteteve si Herceg Novi, Tivat dhe Kotorr është dashur të evakuohen

Ditëve të fundit Mali i Zi është përballur me zjarre të përhapura në disa lokalitete. Duke pasur parasysh shkallën e rrezikshmërisë së situatës, autoritetet e vendit kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare. Në përgjigje të kësaj thirrjeje, Zvicra sot ka dërguar një helikopter të ushtrisë zvicerane i cili është nisur nga baza e KFOR-it në Kosovë. Po ashtu në ndihmë për tejkalimin e situatës është dërguar edhe një ekip humanitar nga Berna.

Sikurse edhe disa vende tjera në Evropë, Mali i Zi po përballet me zjarre të mëdha. Dhjetëra hektarë pyje u dogjën, qindra banorë të qyteteve si Herceg Novi, Tivat dhe Kotorr është dashur të evakuohen. Autoritetet e vendit kanë vendosur të gjitha mjetet e tyre në dispozicion për të kontrolluar flakët.

Në përgjigje të apelit për ndihmë ndërkombëtare të bërë nga autoriteteet e Malit të Zi, Zvicra ka vendosur të dërgojë një helikopter Super Puma të Ushtrisë zvicerane që ndodhej në dispozicion të Swisscoy-t, në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Helikopteri është i pajisur për fikje të zjarrit.

Ndërkohë, një ekip i reagimit të shpejtë në kuadër të SDC-së shkon në vend të ngjarjes këtë pasdite. Ai do të koordinohet me autoritetet e vendit dhe me ekuopazhin zviceran të ardhur nga Kosova.