albinfo.ch
Zhvillim
Zvicra ndihmon forcimin e komunave të Ballkanit Perëndimor
Në vendet e Evropës së Lindjes ekziston një centralizim i fortë i burimeve financiare. Shumë pjesëmarrës në këtë konferencë u angazhuan për mbështetjen e bashkive për më tepër autonomi
Ballkani perëndimor është një zonë me prioritet për Zyrën zvicerane të “Bashkëpunimit me Evropën Lindore”. Ajo është angazhuar në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi.
Kjo zyrë përballet me sfida të shumta në përpjekjen e saj për të ndihmuar këto shtete, veçanërisht për uljen e papunësisë, për demokratizimin e tyre por edhe në decentralizimin e fuqisë në favor të komunave.
Me një vizion që ka në qendër qytetarin, DEZA dhe SECO që formojnë “Bashkëpunimin me Evropë Lindore”, kanë në fokus ndërhyrjet në nivel lokal, ku ofrohen edhe shumica e shërbimeve që ndihmojnë në mirëqenien e njerëzve.
Konferenca e njëzet e gjashtë zvicerane Bashkëpunimit me Evropën e Lindjes , që mbahet çdo vit, filloi me një prezantim video. Disa shifra u shfaqën në ekran për të përcaktuar përmasën e sfidës. Kosova ka një shkallë papunësie 30%, tri herë më të lartë se përqindja e papunësisë në Evropë. Situata në Bosnje dhe Hercegovinë është më shqetësuese, papunësia te të rinjtë arrin në 60%, deklaroi drejtori i DEZA-s, Manuel Sager. Ai theksoi se qeveritë tashmë e kanë kuptuar që duhet të reagojnë urgjentisht. Situata mund të përmirësohet vetëm nëse zbatohen programe studimesh të bazuara në nevojat ekonomike të vendit. Fatkeqësisht ende edhe sot në këto shtete njerëzit mendojnë se mjafton një diplomë universitare për të arritur suksesin. Ky lloj mentaliteti është e vështirë që të ndryshojë, u shpreh Zoti Sager që sapo ishte kthyer nga Bosnja dhe Hercegovina.
Përforcimi i komunave
Një nga temat që u debatua pas mes ditës ishte problematika e taksave.
Njëra nga zgjidhjet e aplikuara në Shqipëri është përsosja e sistemit të mbledhjes së tatimeve. Helvetas Swiss Intercooperation me programin e saj DLDP, i drejtuar nga Valbona Karakaçi, ka zhvilluar një model për bashkitë, që deri tani i ka rritur deri në 30% të ardhurat e tyre. Z.Grunauer, i GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit) që punon në Serbinë lindore, e aplikon shtrirjen në tri etapa: mësimin e mjeteve, reformimin e ligjeve në mënyrë që ato të jenë të kuptueshme dhe komunikimin e tyre popullit që ai të kuptojë vlerën e kësaj qasjeje.
Megjithatë duhet të jemi të kujdesshëm që të mos krijojmë humbës, vuri në dukje zëvendës sekretari i përgjithshëm i Konferencës të përhershme të qyteteve dhe komunave të Serbisë.
Shfrytëzimi i ujit si model i një qeverisjeje të mirë
Në qytetin Prijedor në Bosnjë dhe Hercegovinë, 70.000 persona kanë ujë të rrjedhshëm, kurse para realizimit të projektit midis komunës dhe Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim me Evropën Lindore ata ishin vetëm 20% e popullsisë.
Aida Jusufhodzic nga UNA Consulting, ka cituar disa shifra që flasin vetë. Që nga viti 2006 çmimi i ujit është dyfishuar, duke kaluar nga 0,35ct në 0,75ct, kurse pagesat e faturave në të njëjtën kohë janë rritur nga 40% në 90%. Konkluzioni është i thjeshtë: njerëzit janë gati të paguajnë për një shërbim të mirë. Joseph Guntern, drejtor i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim me Evropën Lindore në Sarajevë, ka këmbëngulur në rëndësinë që ka marrja e qytetarëve me projektet e komunës së tyre dhe mirëkuptimi i përfitimit që ata do të nxjerrin.
Jusufhodzic ka vënë në dukje veçorinë e UNA Consulting në krahasim me organizatat tjera për ndihmë e zhvillim. Zvicra për shembull, përqendrohet në një zonë dhe në një projekt, por edhe konsultohet me përfituesit e projektit. Këto projekte nuk dorëzohen të gatshme por ndërtohen në mënyrë të përbashkët. Ky funksionim është tepër i pëlqyer nga autoritetet por edhe nga organizatat lokale, konfirmon Zonja.Jusufhodzic.
Një zgjidhje e re për financimin e qyteteve të vogla
Rreth 90% e qyteteve të Ballkanit perëndimor përbëhen nga më pak se 100.000 banorë. Fatkeqësisht, këto qytete nuk e kanë mundësinë që të organizojnë projekte të mëdha për të joshur fonde zhvillimi. Por edhe bankat komerciale nuk dëshirojnë të marrin rriske në gjendjen aktuale për të investuar në këto qytete, shpjegon Illiyana Tsanova, drejtoreshë e MIDF, Fondi për zhvillimin e infrastrukturës komunale. Pikërisht si përgjigje ndaj këtij problemi është krijuar edhe ky fond në vitin 2012. Organizata që drejtohet nga zonja Tsanova ka si qëllim të angazhojë bankat komerciale duke ndarë me to riskun, në mënyrë që ato t`i kreditojnë këto qytete.
Dëshmia në videon e prezantimit, e kryetarit të bashkisë së Gostivarit ka demonstruar se sa e domosdoshme është ndihma për këtë zonë. MIDF do ta ndihmojë qytetin në ndërtimin e një ure të re. Këto ndihma janë thjesht kredi që do tu ndahen këtyre qyteteve dhe që më vonë duhet të kthehen mbrapssh. Fondi që është mbështetur bashkërisht nga Gjermania dhe nga Zvicra do t`i zhvillojë këto qytete, do t`i orientojë ato ndaj një menaxhimi më autonom, që ato të mos varen nga donacionet ndërkombëtare por edhe që të mësojnë si të menaxhojnë buxhetin e tyre.
Konferenca është mbyllur nga drejtoresha e SECO, Marie-Gabrielle Ineichen-Fleisch e cila ka rikujtuar avantazhet e sistemit federal zviceran që ofron një sistem mbrojtës për minoritetet gjuhësore, fetare edhe kulturore. Sistemet federale lejojnë një afërsi më të madhe me qytetarët por edhe u përgjigjen sa më mirë nevojave të tyre.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, rritja ndikon si në ndërtim, ashtu...
-
A janë zviceranët dorështrënguar?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës