Shqipëria
Zvicra ndihmon me 8.2 milionë franga në zbutjen e papunësisë në Shqipëri
“Kjo fazë e dytë do të ketë më shumë fokus tek bashkëpunimi me sektorin privat për të krijuar më shumë vende pune, për të mobilizuar diasporën shqiptare, dhe për të përfshirë më shumë nga segmentet e prekshme të popullatës si përfitues”, njoftoi ambasadori Graf
Një projekt prej 8.2 milionë franga zvicerane do të vazhdojë të mbështesë krijimin e vendeve të punës për të rinjtë në Shqipëri, thuhet në një njoftim nga Ambasada e Zvicrës në Shqipëri.
“RisiAlbania” nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) mbylli fazën e saj të parë dhe nisi fazën e dytë gjatë një hapjeje zyrtare tek Qendra Rinore në Tiranë me përfaqësues nga sektori privat, qeveria, organizatat civile dhe akademia, përcjell albinfo.ch.
“Ndihem i privilegjuar që programi i bashkëpunimit zviceran me Shqipërinë ka një pjesë të mirë të përkushtuar ndaj arsimit profesional, punësimit dhe zhvillimit të sektorit privat”, është shprehur ambasadori zviceran Christoph Graf në fjalën e tij të hapjes.
“Kjo fazë e dytë do të ketë më shumë fokus tek bashkëpunimi me sektorin privat për të krijuar më shumë vende pune, për të mobilizuar diasporën shqiptare, dhe për të përfshirë më shumë nga segmentet e prekshme të popullatës si përfitues”, njoftoi ambasadori Graf.
I pranishëm në aktivitet ishte edhe Matthias Herr nga “Helvetas Swiss Intercooperation”, zbatuesi kryesor i projektit, i cili foli mbi nevojën për “të hequr barrierat për rritjen dhe investimet në sektorin privat, si dhe për të hequr barrierat me të cilat përballen të rinjtë në aksesin për mundësi punësimi përmes arsimit, shërbimeve dhe mbështetjes.
Gjatë fazës së parë “RisiAlbania” arriti të krijonte mbi 900 vende pune dhe gjithashtu i mundësoi mbi 5,000 të rejave dhe të rinjve gjetjen e punës.
Duke punuar drejtpërdrejt me kompani private dhe me institucione qeveritare projekti prezantoi mënyra të reja për të bërë biznes, shërbime dhe produkte të reja, dhe paketa të reja informative mbi tregun e punës.
Megjithatë Ambasadori Graf paralajmëroi se “puna për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë” nuk ka mbaruar ende.
“RisiAlbania” fokusohet në mbështetjen e tre sektorëve: Agropërpunim, Turizëm dhe Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (TIK), pasi këto janë sektorët me më shume potencial premtues për punësimin e të rinjve.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane