Shqipëria
Zvicra ndihmon me 2.2 milionë franga Beratin
Qeveria zvicerane ka dhënë një grant prej 2.2 milionë frangash për menaxhimin e mbetjeve të ngurta në qarkun e Beratit.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë firmosi marrëveshjen e nënshkruar nga ministri Damian Gjiknuri dhe ambasadori zviceran në Tiranë, Christoph Graf, si dhe katër përfaqësuesve të bashkive të qarkut.
“Shqipëria përballet me një problem të madh kur vjen çështja tek trajtimi i mbetjeve. Dua ta bëj të qartë se ky projekt ndihmon për krijimin e një shembulli konkret se si mund të menaxhohen mbetjet në Shqipëri. Projekti do të ketë një fokus rajonal shumë specifik, por nëse do të kryhet me sukses mund të zbatohet edhe në rajone të tjera”, u shpreh ambasadori Christoph Graf, raporton “TCH”.
“Mendoj është zgjidhja e duhur trajtimi i mbetjeve në nivel qarku sepse nuk mund të ndërtojmë dhe nuk mund të financojnë landfille individuale për bashkim të vogla. Kjo është një qasje e integruar e mbetjeve urbane. Strategjia e qeverisë ka qenë që mbetjet urbane të grumbullohen në vende të caktuara ku do të trajtohen sipas zgjidhjeve përkatëse teknologjike”, u shpreh ministri Gjiknuri.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










