Lajme
Zvicra ndërpret riatdhesimin e azilkërkuesve në Afganistan
Afganistani, në fillim të korrikut i kishte kërkuar Zvicrës që të shtyjë riatdhesimin e azilkërkuesve të refuzuar për tre muaj

Zvicra po pezullon kthimet në Afganistan “deri në një njoftim tjetër për shkak të situatës së ndryshuar në vend”.
Kjo është bërë e ditur sot nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM).
Gjithashtu nuk do të ketë vendime të reja për dëbim. Përgatitjet për riatdhesim do të vazhdojnë vetëm në rastet e personave delikuentë.
Qeveria e Afganistanit, që në fillim të korrikut i kishte kërkuar Zvicrës që të shtyjë riatdhesimin e azilkërkuesve të refuzuar për tre muaj për shkak të përparimit të talebanëve dhe për shkak të pandemisë korona. Por, Berna kishte vazhduar me kthimet e detyruara në vendin e shkatërruar nga lufta, shkruan srf.ch.
Organizatat humanitare kishin kohë që bënin thirrje që Zvicra të ndalonte kthimin në Afganistan, transmeton albinfo.ch. Kështu ka vepruar edhe Ndihma Zvicerane për Refugjatët (SFH) përsëri të mërkurën pasi Gjermania dhe Holanda kishin hequr dorë nga kthimet.
Situata në Afganistan është përkeqësuar
Situata e sigurisë në Afganistan është përkeqësuar në mënyrë dramatike që nga vendimi për të tërhequr trupat ndërkombëtare nga vendi në mes të prillit.
Talibanët fondamentalistë islamikë tani kanë rimarrë kontrollin e nëntë kryeqyteteve provinciale.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake Regjistrimi i nxënësve në mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake për vitin shkollor 2025/2026,...
-
Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino
-
“Princesha Ardita”, shfaqje muzikore me kukulla, gjermanisht dhe shqip
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një e treta e zviceranëve nuk ndihen mirë në praninë e emigrantëve Një studim i ri nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) në Zvicër tregon një rritje të...
-
Aplikacioni zviceran i pagesave njofton veçori të reja
-
“Plani shpërthyes”: Kushdo që shkon në Zvicër duhet të paguajë
-
Kantonet po mbështeten në inteligjencën artificiale për deklaratat tatimore
-
Oficerët zviceranë me origjinë të huaj, a janë prova përfundimtare e integrimit?