Lajme

Zvicra ndau 500 mijë euro aparate ekzaminimi të të dëgjuarit

Brenda vitit do të vizitohen të gjitha shkollat fillore, ku testit të dëgjueshmërisë do t’i nënshtrohet të gjithë nxënësit

Qeveria zvicerane ka ndarë 500 mijë euro për të ndihmuar ekzaminimin e personave që kanë probleme me të dëgjuarit në Kosovë.

Përfaqësuesi I Qeverisë Zvicerane, Dieter von Hessen tha se me këtë projekt parashihet një ndihmë e madhe për ekzaminimin e personave me dëgjim të dobësuar dhe bashkëpunimi do të jetë me Klinikën Otorinolaringologjike të QKUK-së në Prishtinë.

Drejtori i Klinikës Otorinolaringologjike, Adem Limani tha se aparatet që janë dhënë donacion nga Zvicra do të mundësojnë ekzaminimin e shumë të sëmurëve nga të të dëgjuarit.

Po ashtu në bazë të një bashkëpunimi midis Qeverisë zvicerane dhe Ministrisë së Arsimit të Kosovës brenda vitit do të vizitohen të gjitha shkollat fillore, ku testit të dëgjueshmërisë do t’i nënshtrohet të gjithë nxënësit.