Lajme
Zvicra ndan 8.2 milionë euro për sistemin shëndetësor në Kosovë
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly dhe Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj kanë nënshkruar marrëveshjen e re të bashkëpunimit për t’i bërë shërbimet shëndetësore kualitative më të qasshme për qytetarët e Kosovës, duke ndarë 8.2 milion euro për të mbështetur sektorin shëndetësor.
“Zvicra ka ndarë edhe 8.2 milionë euro të tjera për të forcuar më tej Kujdesin Parësor Shëndetësor gjatë katër viteve të ardhshme dhe për të mbështetur në veçanti pacientët që vuajnë nga sëmundjet kronike në 20 komuna”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Zvicrës në Kosovë.
Po ashtu, ministri Zemaj ka falënderuar Zvicrën për ndihmen e vazhduar.
https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3464153190298203
Qeveria zvicerane përmes organizatës AQH projekt në vazhdimësi e mbështet sistemin shëndetësor në Kosovë dhe marrëveshja e sotme është në vijimësi të kësaj mbështetje.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra