Lajme
Zvicra ndalon copëtimin e zogjve të gjallë
Deri tani në Zvicër është e lejuar që zogjtë “e tepërt” të copëtohen për së gjalli. Të prekur nga kjo, në të shumtën e rasteve, janë zogjtë e gjinisë mashkullore

Duke filluar nga viti 2020, në Zvicër do të ndalohet copëtimi i zogjve të pulave për së gjalli. Ky është një vendim që ka marrë Këshilli Federal dhe e ka shpallur sot, shkruan srf.ch.
Rregullores për mbrojtjen e kafshëve i është bërë një përshtatje përkatëse në këtë drejtim, thuhet në një komunikatë të publikuar nga Këshilli Federal.
Aktualisht në Zvicër është e lejuar që zogjtë “e tepërt” të copëtohen për së gjalli (procesi i “homogjenizimit, në makina përkatëse), transmeton albinfo.ch. Të prekur nga kjo, në të shumtën e rasteve janë zogjtë e gjinisë mashkullore, për faktin e thjeshtë se ata, kur të rriten, nuk bëjnë vezë!
Për jetësimin e ndalimit të copëtimit të zogjve, në Zvicër janë kompetente shërbimet veterinare kantonale.
Edhe më tutje do të jetë e lejuar mbytja e zogjve me CO2.
Sipas Këshillit Federal, një alternativë për metodën e përmendur të mbytjes pritet të dalë e suksesshme. Me metodën e përcaktimit të gjinisë së zogjve të ardhshëm që në vezë, bëhet e mundur që shumë heret, pas fekondimit të vezës, të caktohet gjinia e zogjve, përcjell albinfo.ch. Kështu vezët e fekonduara “mashkullore” do të eliminohen paraprakisht, me kohë.
E-Diaspora
-
Valton Halimi siguron mandatin për asamble në komunën e Gleisdorfit Valton Halimi ka siguruar mandatin për asamble në komunën e Gleisdorfit. Halimi ka 27 vite që...
-
Nga Prishtina në Gjenevë: Romani i Apollonit flet frëngjisht
-
Ilir Kurti zgjidhet deputet në qytetin e Gjenevës
-
Blerina Kastrati zgjidhet asambleiste në Komunën Carouge të Gjenevës
-
Gjoba me celular, për pak i kushton kosovarit me refuzim të pasaportës austriake
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë rregullat e hipotekës për pensionistët e huaj në Zvicër? Nëse jeni pensionist me pasaportë të huaj, cilat janë shanset tuaja për një hipotekë në Zvicër?...
-
Konflikti tregtar: Si po përgatiten kompanitë zvicerane për tarifat e Donald Trump?
-
Ekonomistët ulin parashikimin e rritjes së Zvicrës për vitin 2025
-
Suficiti i llogarisë së Zvicrës ra në 10 miliardë CHF në tremujorin e katërt të 2024-ës
-
Kursi i trajnimit për pronarët e qenve në Cyrih bëhet i detyrueshëm