Zhvillim
Zvicra, model për prodhim në perimtari
Kosovarët përveç që kanë dhënë për Zvicrën, ata kanë marrë diçka nga atje. Pronari i lulishtes “Joni” ka importuar kulturën dhe inventarin e serrave që sot e shfrytëzon për prodhim
Qytetarët e Kosovës përveç që kanë dhënë mundin dhe kanë derdhur djersën për ndërtimin dhe zhvillimin e Zvicrës, ata kanë marrë nga atje edhe përvojat më të mira të punës dhe kulturave zhvillimore ekomomike e bujqësore, të cilat i kanë sjellë në vendlindje.
Njëri nga këta qytetarë është Lulëzim Kryeziu, i cili ka sjellë nga Zvicra një kompleks serrash që i ka instaluar në fshatin Korishë të komunës së Prizrenit.
Edhe pse nuk ka jetuar në Zvicër, Kryeziu ka vizituar disa herë vëllanë e tij në Cyrih dhe nga atje ka përvetësuar mënyrën e kultivimit të prodhimit të luleve, drunjve dekorativë, fidanëve të dredhëzave, trangujve, por edhe të ndërtimit modern të parqeve.
Sot të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit dhe Suharekës e dinë lulishten ”JONI” që gjendet në fshatin Korishë, 7 kilometra larg Prizrenit.
“Ne Lulishten tonë kultivojmë lulet sezonale, bimë dekorative gjethembajtëse, drunj dekorativë, frute dhe fidanë të dredhëzës, tranguj, domate, sallata të gjelbra, etj”, tha Kryeziu, i cili ka studiuar bujqësinë në Universitetin e Prishtinës.
Ai, duke e inkorporuar në një segment profesionin dhe kulturën perëndimore, bashkë me disa punëtorë ndihet shumë komod me prodhimin dhe shitjen e produkteve të tij. “Shitjen e produkteve në përgjithësi e bëjmë në pikat shitëse, kurse në vijimësi furnizojmë edhe lokalet e ndryshme tregtare”, tha Kryeziu për albinfo.ch.
Megjithatë ai shprehet i pakënaqur me politikat fiskale dhe tregtare që aplikohen në Kosovë.
Sipas Kryeziut, është shumë jolojale që produktet e njëjta, ndoshta edhe me cilësi dukshëm me të dobët, të vijnë nga shtetet e tjera, Serbia e Maqedonia, e të shitën në Kosovë me çmime të njëjta ose edhe më ulëta.
“Politikat fiskale nuk janë shumë të favorshme në Kosovë. Konkurrencë jolojale ka dhe kjo na dëmton në masë të madhe, sepse nga Serbia hyjnë lule dhe bimë dekorative pa kurrfarë kontrolli”, shprehu shqetësimin e tij drejtori i lulishtes “Joni”.
Pavarësisht mosmbrojtjes së prodhuesve vendës, ai po vazhdon punën për prodhimin e luleve. Në dispozicion ka 4 serra me rreth 2000 metra katrorë.
“Momentalisht jemi në sezonin dimëror dhe kemi të kultivuara disa lloje të luleve, si Primula, Viola, Ranunculus, Zinnia, ndërsa nga perimet aktualisht jemi duke i kultivuar sallatën e gjelbër “Nandina”, deklaroi pronari i lulishtes “Joni”.
Edhe Kryeziu, sikurse shumica e pemëtarëve, vreshtarëve e perimtarëve, nuk ka marrë subvencione nga shteti. “Deri tani nuk kemi ndonjë stimulim”, shprehet Kryeziu, i cili aktualisht në sezonin e dimrit ka 3 punëtorë, ndërsa verës i shtohen edhe 8 të tjerë.
Mirëpo nuk përfundon gjithçka vetëm me mbjelljen, kultivimin dhe shitjen e luleve e drunjve dekorativë. Lulishtja “Joni” përvojat perëndimore i aplikon edhe në rregullimin dhe zbukurimin e kopshteve. Pronari i kësaj lulishte thotë se ka ndërtuar dhjetëra kopshte nëpër vende të ndryshe të Kosovës.
“Lulishtja “Joni” gjithashtu merret edhe me projektimin dhe rregullimin e oborreve, duke përfshirë montimin e sistemeve të ujitjes, montimin e barit të gatshëm, mbjelljen e luleve, bimëve dekorative, barit, etj”, tha Kryeziu.
Ndryshe, kosovarët përveç që kanë dhënë për Zvicrën, ata kanë marrë diçka nga atje. Pronari i lulishtes “Joni” përveç praktikave të prodhimit, kultivimit dhe natyrës së punës, nga Zvicra ka importuar gjithë inventarin e serrave, që sot e shfrytëzon për prodhim.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih