Kosova

Zvicra përkrah planin për institucionalizimin e granteve të performancës komunale

Dje, 21 komunave iu dha një grant për shqyrtimin e performancës së tyre të mirë. Zvicra beson se çmimi i dorëzuar dje do të shërbejë si frymëzim dhe motivim për komunat e tjera për përmirësimin e performancës së tyre në dobi të qytetarëve të tyre, transmeton albinfo.ch.

“Inkurajojmë të gjitha komunat që të mundësojnë angazhimin e zgjeruar të qytetarëve të tyre në jetën publike, për shembull, përmes digjitalizimit të shërbimeve komunale”, shkruhet në një postim tek Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

Zvicra mirëpret planin e Qeverisë së re për institucionalizimin e skemës së granteve të performancës komunale.

May be an image of 1 person, standing dhe text that says 'Republika Kosoves Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria lada Goterument Iria Administrimit tẽ Pushtetit Lokal sivo Administracije Lokalne Samouprave of Local Government Administration T IALE EMERALD EMERALDHOTEL HOTEL weden Sverige'

May be an image of 1 person dhe standing

May be an image of 1 person, standing dhe text that says 'Republika Kosoves Republika Kosova-Republic of Kosov Οετνrίa Vlada Gorerament Ministria e Administrimit te Pushtetit Loka Ministarsivo Administracije Lokalne Samoup Ministry of Local Government Administrati EMERALD HOTEL Sweden Sverige'

May be an image of 2 njerëz dhe people standing

Vlen të theksohet se kryeministri Albin Kurti i ka dorëzuar dje çmimin për performancën më të mirë kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Lladrovci këtë çmim ia ka dedikuar ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, por nuk e ka falënderuar kryeministrin Kurti, i cili ia ndau çmimin.“Drenasi është komuna me performancën më të mirë për vitin 2019. Me shumën e buxhetit shtesë të fituar, do të zbatojmë projekte në interes të qytetarëve, të vlerësuara si më të nevojshmet, me prioritet. Falënderoj qytetarët për bashkëpunim dhe zyrtarët e komunës, të cilët me përkushtim kanë arritur këtë performancë të vlerësuar si më të mirën në vend. Jemi të parët. Faleminderit të gjithëve, ashtu siç e falënderoj ekipin vlerësues të performancës! Këtë sukses ia dedikoj motivuesit dhe përkrahësit tim më të madh për zbatimin e ligjit dhe transparencës, z. Kadri Veseli”, ka shkruar Lladrovci.

May be an image of një ose më shumë njerëz dhe people standing

May be an image of 2 njerëz, people sitting, people standing dhe E brendshme