Futboll
Zvicra, me strategjinë e saj, planifikon të qëndrojë gjatë në Gjermani
Me ndeshjen startuese ndaj Hungarisë fillon kampanja e përfaqësueses së Zvicrës në ‘’Euro 2024’’, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se ndeshja Hungari – Zvicër zhvillohet të shtunën, prej orës 15:00, në Koeln. Granit Xhaka do të jetë kapiten i Zvicrës, ndërsa me shumë mundësi do të startojë edhe Xherdan Shaqiri.
Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka thënë se tashmë ka caktuar formacionin dhe se atë e dinë edhe lojtarët. Por, nuk e ka treguar përbërjen startuese.
Zvicra është në Grupin A, ku bëjnë pjesë edhe Gjermania e Skocia. Fillimi i mbarë do të ishte me shumë rëndësi.
Yakin ka thënë se të gjithë lojtarët i ka në dispozicion, ndonëse Steven Zuber e Dennis Zakaria, kishin një stërvitje të lehtë të premten.
“Rezultatet dëshmojnë që Hungaria ka shumë cilësi. Na pret ndeshje e vështirë. Gjëja e rëndësishme është që ne jemi gati dhe mund të llogarisim në anët tona pozitive”, ka theksuar Yakin të premten në konferencë për shtyp.
Për Yakinin, është Evropiani i parë si trajner. Ai shpreson se Zvicra do të luajë mirë.
Në konferencë ishte edhe kapiteni Granit Xhaka. Ai pritet të jetë lojtari kryesor i Zvicrës në Gjermani.
“Ata që më njohin e dinë që nuk kam dëshirë të flas për ‘nëse’ e ‘por’. Kam bërë gati valixhet për të qëndruar gjatë këtu. Motoja ime është të marrim ndeshjet një nga një kështu që synimi ynë i parë është të luajmë mirë nesër dhe të marrim tri pikë”, ka thënë Xhaka.
Mesfushori është pyetur, edhe për raportet me selektorin Yakin. Ka thënë se raportet i kanë shumë të mira dhe se lojtarët janë të kënaqur që selektori i dëgjon ata”, ka shtuar Xhaka.
Pos Xhakës e Shaqirit, te Zvicra është grumbulluar edhe Ardon Jashari. Për Jasharin do të jetë sukses nëse aktivizohet. Ndërkohë, nga Xhaka e Shaqiri pritjet janë dukshëm më të mëdha.
Për sajtin e UEFA-s, lidhur me ndeshjen ndaj Hungarisë ka folur edhe Shaqiri.
“Nuk mendoj se mund ta nënçmojmë Hungarinë. Është ekip i mirë që punon shumë si kolektiv. Hungarezët janë zhvilluar shumë dhe kanë lojtarë të shkëlqyer. Do të jetë ndeshje e vështirë dhe duhet të jemi në ditë të mirë që t’i mposhtim ata”, ka thënë Shaqiri.
Selektori i Hungarisë, Marco Rossi ka thënë se Zvicra ka lojtarë të mirë në mbrojtje, mesfushë të fortë dhe shumë kualitet në sulm.
“Duhet të kemi kujdes ndaj të gjithë ekipit. Duhet të luajmë si ekip me unitetin e duhur dhe në tranzicion”, ka theksuar Rossi.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë