Lajme

Zvicra me përparim në rezolutën e OKB-së mbi ndalimin e dënimit me vdekje

Zvicra dhe Meksika kanë drejtuar bisedimet mbi një rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të çuar përpara një moratorium mbi dënimin me vdekje.

Rreth 123 shtete anëtare të OKBs-ë miratuan rezolutën në Asamblenë e Përgjithshme të mërkurën.

Rezoluta – e cila ka ardhur përpara Asamblesë së Përgjithshme çdo dy vjet që nga viti 2007 – përmban ndryshime të tilla si heqja e zbatimit diskriminues të dënimit me vdekje ndaj grave, gjithashtu bën thirrje që dënimi me vdekje të mos përdoret për askënd nën 18 vjeç në kohën kur u dënuan. Rezoluta synon të inkurajojë më shumë shtete të vendosin një moratorium mbi ekzekutimet si hapin e parë drejt heqjes së dënimit me vdekje në vendet e tyre, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch

Katër vende votuan në mbështetjen e rezolutës.

Në një njoftim për shtyp, qeveria tha se kjo ishte mbështetja më e rëndësishme e dhënë ndonjëherë për këtë iniciativë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Rreth 49 shtete vazhdojnë të zbatojnë dënimin me vdekje. Heqja universale e dënimit me vdekje është një nga përparësitë e politikës së jashtme të Zvicrës.

Në korrik, qeveria zvicerane foli kundër SHBA-së rreth vendimit të saj për të rifilluar ekzekutimet federale pas një ndërprerje 17-vjeçare, përcjell tutje albinfo.ch.