Uncategorized
Zvicra, me klauzolë kundër abuzimit me vizat
Një klauzolë e tillë do të nënkuptonte që detyrimi për vizë të vihet sërish për vendet e treta, nëse paraqitet e domosdoshme
Pas rasteve të shumta të keqpërdorimit të të drejtës së fituar për udhëtim pa viza në vendet e Shengenit, disa nga shtetet e BE-së janë duke kërkuar marrje masash ndaj 5 vendeve të Ballkanit. “Po vjen duke u rritur presioni për të futur në fuqi një klauzolë mbrojtëse lidhur me vizat”, ka thënë ministrja federale e drejtësisë, Simonetta Sommaruga.Ajo ka marrë pjesë në margjina të bisedimeve të zhvilluara sot (e enjte) në këshillin e ministrave të brendshëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, në Luksemburg. Një klauzolë e tillë do të nënkuptonte që detyrimi për vizë të vihet sërish për vendet e treta, nëse paraqitet e domosdoshme. Sommaruga është shprehur se është e rëndësishme që të kihet në dispozicion një instrument i tillë.Njësoj mendon edhe ministrja austriake e drejtësisë Johanna Mikl-Leitner. Ajo ka thënë se është jashtë çdo dyshimi që vënia e një klauzole mbrojtëse do të ishte një masë e rëndësishme dhe e duhur. Ka njerëz që vijnë këtu (në vendet e BE-së) me qëllimin e qartë që të përfitojnë materialisht dhe pastaj ta lëshojnë vendin. Këtu bëhet fjalë para së gjithash për romët. Ministrja Sommaruga ka informuar ministrat e vendeve të Schengenit lidhur me masat që ka marrë Zvicra ndaj azilkërkuesve nga shtetet e Ballkanit, të konsideruara prej kohësh si “vende të sigurta” respektivisht ku nuk ka ndjekje të njerëzve nga autoritetet shtetërore. Shpejtimi i procedurës së azilit për njerëzit nga tri vendet e Ballkanit, të liruara nga detyrimi i vizave, ka dhënë efektet e veta, ka thënë ajo. Ndërkaq ministri gjerman i punëve të brendshme Hans-Peter Friedrich, duke folur për masat që duhet ashpërsuar ndaj azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia, i ka cilësuar procedurat e shpejta zvicerane si shembull. Por, ai ka nënvizuar se një procedurë e tillë prej vetëm 48 orësh që po e aplikon tashmë Zvicra, nuk do të ishte e mundur të zbatohej në Gjermani për shkak të afateve ekzistuese për ankesë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra