Futboll
Zvicra, me dy shqiptarë përballë Ukrainës
Për dy ndeshjet e muajit shtator, nga futbollistët shqiptarë janë ftuar vetëm Granit Xhaka dhe Albian Ajeti
Zvicra sonte nga ora 20:45 do të ketë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve A në kuadër të Grupit 4. Helvetikët janë mysafirë të Ukrainës, derisa më 6 shtator e presin Gjermaninë. Pjesë e këtij grupi është edhe Spanja, shkruan albinfo.ch.
Për dallim nga herët e kaluara, përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq, ka ftuar vetëm dy futbollistë shqiptarë: Granit Xhakën që luan për Arsenalin dhe sulmuesin e Celtic në Skoci, Albian Ajeti.
Për shkak të lëndimit, do të mungojnë Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi.
Vetëm vendi i parë do të ketë mundësi të kualifikohet tutje, në garë për të fituar trofeun e Ligës së Kombeve, ku katër shtetet më të mira nga secili grup i Divizionit A do të garojnë për këtë trofe.
Lista e plotë:
Portierë: Yvon Mvogo Jonas Omlin, Yann Sommer.
Mbrojtës: Manuel Akanji, Loris Benito, Nico Elvedi, Michael Lang, Becir Omeragiq, Kevin Mbabu, Ricardo Rodriguez, Silvan Widmer.
Mesfushorë dhe sulmues: Michael Aebischer, Albian Ajeti, Breel Embolo, Christian Fassnacht, Mario Gavranoviq, Haris Seferoviq, Simon Sohm, Djibril Sow, Renato Steffen, Ruben Vargas, Granit Xhaka dhe Steven Zuber.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra