Uncategorized

Zvicra me dy mungesa ndaj Suedisë

Stephan Lichtsteiner dhe Fabian Schar nuk do të luajnë kundër Suedisë në 1/8 e finales

Zvicra barazoi 2:2 me Kosta Rikën, por ky barazim i ka kushtuar shumë helvetikëve, shkruan albinfo.ch.

Nati do të kualifikohej edhe me humbje, pasi Brazili mundi Serbinë 2:0. Në 1/8 e finales, Zvicra do të ndeshet me Suedinë, që u rendit e para në grupin e saj.

Stephan Lichtsteiner dhe Fabian Schar, janë ndëshkuar me kartonë të verdhë në takimin kundër Kosta Rikës, dhe kështu do të mungojnë në 1/8 e finales.

Valon Behrami dhe Xherdan Shaqiri kanë marrë nga një karton të verdhë, dhe nëse ndëshkohen, atëherë, do të mungonin në çerekfinale, nëse Zvicra do të kualifikohej.

Zvicër-Suedi do të zhvillohet të martën nga ora 16:00.