Jeta në Zvicër

Zvicra, me bankënota të reja

Nga prilli 2016 ngadalë do të fillojmë t'i harrojmë pamjet e bankënotave të deritanishme zvicerane.

Për herë të parë në qarkullim do të dalë kartëmonedha 50 CHF dhe pastaj në interval prej një viti e gjysmë do të vihet në qarkullim dhe bankënota të tjera për zëvendësimin e plotë të kartëmonedhave të vjetra me një pamje të re që do të përfundojnë në vitin 2019.

Më 2017 dalin në qarkullim edhe bankënotat 20 frangëshe

Kartëmonedhat e reja janë të dizajnuara nga Manuela Pfrunder.

Këto kartëmonedha të reja ishin parparë të dalin në qarkullim që nga viti 2010, por për shkak të problemeve teknike, ky proces është shtyrë disa herë.