Shkurt.ch
Zvicra, me 8.33 milionë banorë, mbi 40 mijë numri i të natyralizuarve
Gjatë kësaj periudhe ka pasur një shtim prej afër 25 për qind të personave që kanë marrë shtetësinë zvicerane. Bëhet fjalë për 40700 të huaj të cilët gjatë vitit 2015 kanë marrë shtetësinë zvicerane
Në fund të vitit 2015 ndërkaq në Zvicër jetonin 8.33 milionë banorë ose 89500 sish më shumë se një vit më parë, bën të ditur agjencia zvicerane e lajmeve SDA. Me gjithë rritjen evidente të realizuar më së shumti nga migracioni, ka pasur gjatë kësaj periudhe edhe braktisje të vendit.
Nga ana tjetër gjatë kësaj periudhe ka pasur një shtim prej afër 25 për qind të personave që kanë marrë shtetësinë zvicerane, përcjell albinfo.ch. Bëhet fjalë për 40700 të huaj të cilët gjatë vitit 2015 kanë marrë shtetësinë zvicerane, gjegjësisht janë natyralizuar. Këto shifra që i ka publikuar Zyra Federale për Statistikë të premten që shkoi paraqesin gjendjen e popullatës në fund të vitit 2015. Të dhënat kryesore kanë qenë të njohura qysh në prill të këtij viti. Sipas tyre në fund të vitit 2015 në Zvicër jetonin 8 milionë e 33 mijë veta. Ky numër është për 1.3 për qind më shumë se në vitin 2014. Ndërsa popullata me prejardhje të huaj (pa pasaportë zvicerane) ka kaluar për herë të parë kuotën prej 2 milionëve.
Edhe më tutje, faktori kryesor për rritjen e popullatës ka qenë migracioni, pasi që në vitin 2015 në Zvicër kishin ardhur për të jetuar 188.500 persona nga bota e jashtme, ose 0.6 për qind më shumë se një vit më parë, transmeton albinfo.ch. Por, pasi që gjatë periudhës së njëjtë kohore numri i atyre që kanë lëshuar Zvicrën është rritur më shumë se ai i atyre që kanë ardhur në Zvicër, saldoja e lëvizjeve të popullatës është ulur për 5.7 për qind.
Gjithsej 116.600 persona kanë braktisur Zvicrën gjatë vitit 2015 krahasuar me një vit më parë. Kjo nënkupton një rritje të kësaj kategorie për plot 5 për qind, që është shkalla më e lartë e regjistruar pas vitit 1992.
Numri më i madh i atyre që vijnë në Zvicër dhe i atyre që ia kthejnë shpinën Zvicrës, janë shtetas të Italisë, Francës, Gjermanisë, Portugalisë dhe Spanjës.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën