Tematike
Zvicra, mbi 3.4 miliardë franga për ndihmën për zhvillim
Në vitin 2015 Zvicra ka ndarë 3403 milionë (tre miliardë e 403 milionë) franga në kuadrin e ndihmës për zhvillim, që është për 182 milionë më shumë se në vitin 2014
Me një kuotë prej 0.52% të bruto produktit nacional që ndan për ndihmën për zhvillim, Zvicra bën pjesë në vendin e tetë në mesin e 29 vendeve anëtare të OeCD-së. Këtë e tregon ranglista e publikuar sot nga komisioni i kësaj organizate (CAD). Kostoja e pranimit të refugjatëve përbën 13.4 për qind të kësaj ndihme.
Në vitin 2015 Zvicra ka ndarë 3403 milionë (tre miliardë e 403 milionë) franga në kuadrin e ndihmës për zhvillim, që është për 182 milionë më shumë se në vitin 2014. Kjo rritje u mundësua pasi që parlamenti vitin e kaluar kishte zotuar më shumë mjete për këtë destinim se një vit më parë .
Sipas komunikatës së publikuar sot nga OECD, 22 nga 29 shtetet anëtare të kësaj organizate , në mesin e të cilave edhe Zvicra, kanë shtuar gjatë vitit 2015 angazhimin në këtë drejtim.
Kështu, Zvicra e ka rritur atë nga 0.50 sa ishte në vitin 2014 në 0.52 në vitin 2015. Në shifra absolute Zvicra zë vendin e 11-të në listën e përgjithshme, jashtë asaj të DAC.
Ndihma publike për zhvillim që e jep Zvicra, mundësohet bashkërisht nga Ministria e Jashtme dhe DEZA, WBF dhe SECO. Ajo përveç mjeteve për ndihma humanitare, bashkëpunimit zhvillimor me Evropën lindore që realizohet nga DEZA dhe SECO, përfshin edhe angazhime tjera publike si për shembull në fushën e promovimit të paqes, të drejtave të njeriut dhe të azilit. Kostoja e pranimit të refugjatëve ka përbërë gjatë vitit 2015 13.4 për qind të kësaj ndihme.
DEZA dhe SECO në muajin qershor, në kuadrin e raportit të përbashkët për vitin 2015 do të prezantojnë informacione lidhur me mjetet e ofruara për këtë destinim.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha