Lajme
Zvicra, mbeturinat e Ferizajt i kthen në energji
Një kompani zvicerane do të fillojë një projekt në Ferizaj duke i shndërruar mbeturinat në energji të ripërtërishme. Projekti do të jetë i ngjashëm me atë të Llozanës në Zvicër
Komuna e Ferizajt ka gjetur një mundësi të mirë për të pastruar qytetin nga mbeturinat e në të njëjtën kohë, nga bërlloku të prodhojë energji të ripërtërishme për nevojat e qytetarëve. Këtë projekt do ta mundësojnë një kompania zvicerane e cila ka qëndruar të mërkurën në qytetin e Ferizajt.
Përfaqësuesit e kësaj kompanie zvicerane kanë vënë në dukje përparësitë e projektit të ofruar, i cili për bazë ka transformimin e mbeturinave në energji për ngrohje, e jo materiet tjera djegëse siç është nafta, thëngjilli e produktet tjera.
Presidenti i Këshillit të Swiss Wall Solutions Holding SA, Geinoz François, ka thënë se sasia e produktit të fituar i tejkalon nevojat e popullatës së këtushme. Sipas tij, energjia e përfituar mund të transportohet edhe në qytetet tjera por një pjesë e saj mund të përdorët edhe për ndriçim publik, raporton Kpress.
François, nuk ka dhënë detaje rreth shumës së projektit por ka bërë të ditur se fillimisht do të fillohet me disa pilot projekte e tek më pastaj këto projekte do të sjellin projekte të tjerat. “Kostoja e projekteve nuk është pyetje se sa përfitimet”, ka nënvizuar François.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, ndërkaq tha se bëhet fjalë për një projekt të qeverisë zvicerane, i cili për bazë ka transformimin e mbeturinave në energji për ngrohje, por edhe për dy projekte të tjera të cilat njëri për bazë ka trajtimin e ujërave të zeza, ndërsa tjetri përfitimin e konstruksioneve inteligjente për nevojat e ndërtimtarisë.
“Fillimisht do të fillohet me pilot projektet si me komunën, me qendrën e mjekësisë familjare etj, në mënyrë që të vërehen rezultatet dhe kështu gradualisht të zgjerohet veprimtaria e kësaj energjie. Pastaj në fokus kemi edhe projektin e trajtimit të ujërave të zeza dhe konstruksionet e njohura si muret inteligjente për nevojat e ndërtimtarisë”, ka thënë Sfarqa.
Prefekti i Ferizajt tha se Qeveria e Zvicrës ka ndarë mjete në emër të këtyre patentave dhe licencave për këtë kompani që të krijoj staf profesional në të gjitha vendet e rajonit ku këta investojnë.
Ndryshe u bë e ditur se këto projekte që pritet të implementohen në Ferizaj do të jenë të nivelit të njëjtë me ato të Llozanës së Zvicrës. Sipas parashikimeve, brenda periudhës 16 vjeçare këso projekte do të ketë të gjitha komunat e Kosovës.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?