Karriera në Ballkan
Zvicra mbështet projekte hulumtuese në Kosovë
Aktualisht vetëm nga thirrja e fundit e RRPP lansuar në dhjetor 2013, janë duke u mbështetur 12 projekte hulumtuese nga Kosova
Nëpërmjet “Programit Rajonal për Promovimin e Kërkimit në Ballkanin Perëndimor” (RRPP) Qeveria e Zvicrës është duke financuar projekte kërkimore në të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën. Nga dhjetori e këndej, RRPP është duke financuar 12 projekte vetëm në Kosovë.
RRPP (Regional Research Promotion Programme in Western Balkans) është program i mbështetur nga Agjencioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Ministria Federale e Punëve të Jashtme të Zvicrës, i cili koordinohet dhe implementohet nga Universiteti i Fribourgut.
Qëllimi i programit, siç thuhet në një kumtesë për media, është të mbështesë dhe të kontribuojë në reforma të qëndrueshme shoqërore, ekonomike dhe institucionale nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve të kërkimit shkencor në nivel kombëtar dhe rajonal.
“Përveç ofrimit të granteve për projekte kërkimore, RRPP që nga viti 2009, kur edhe themeloi zyrën koordinuese në Kosovë, ka mbështetur disa dhjetëra hulumtues kosovarë në publikimin e punimeve shkencore, pjesëmarrjen në trajnime dhe konferenca shkencore ndërkombëtare”, thuhet në komuniktë.
Nga thirrjet e viteve të kaluara të RRPP-së kanë fituar mbështetje 50 projekte hulumtuese nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me vlerë financiare prej 3.7 milion franga zvicerane.
Aktualisht, sipas të njëjtit njoftim, vetëm nga thirrja e fundit e RRPP lansuar në dhjetor 2013, janë duke u mbështetur 12 projekte hulumtuese nga Kosova.
Bartës të hulumtimeve, sipas RRPP, janë hulumtues individual si dhe institucionet si Universiteti i Prishtinës, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikm (CRDP), Instituti Ballkanik i Politikave (IPOL), Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Instituti Kosovar për Menaxhim, Qendra për Paqe dhe Tolerancë, si dhe Qendra për Kurajo Politike (CPC).
“Hulumtuesit dhe institucionet kosovare janë duke realizuar së bashku me kolegët e tyre nga rajoni hulumtime për Ballkanin lidhur me temat si: shkaqet e klientelizmit dhe demokracia; roli i gjykatave kushtetuese; informaliteti i elitave politike; sistemet elektorale dhe demokracia e brendshme e partive politike; sfidat dhe mundësitë për punësim të grupeve të margjinalizuara nga ndërmarrjet shoqërore; migrimi për punë; barazia gjinore, varfëria dhe përfshirja në shoqëri”, thuhet në njoftim.
Deri në qershor 2016, kur edhe pritet të përmbyllen projektet hulumtuese aktuale, 42 hulumtues nga Kosova, sipas RRPP, do të mund të përfitojnë mbështetje prej më shumë se gjysmë milioni franga zvicerane.
Ndryshe, puna kërkimore në Kosovë ngel e pakët dhe përballet me probleme të mëdha siç janë: mungesa e fondeve publike për punë kërkimore, mungesa e infrastrukturës institucionale, moskordinimi midis kërkimit dhe politikëbërjes i përcjellë me informalitet të lartë, vështirësi për hulumtuesit e rinj për të zhvilluar karrierë akademike, etj.
Të tjera nga Karriera në Ballkan
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane