Zhvillim
Zvicra mbështet prodhimet “Bio” në Maqedoni
Maqedonia dhe Zvicra kanë për t’i koordinuar aktivitetet për rritjen e sektorit bujqësor me produkte “Bio”, duke krijuar një lidhje midis fermerëve dhe konsumatorëve, pastaj rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me përfitimet e produkteve “Bio” dhe forcimin e besimit të konsumatorit në Maqedoni.
Ministri i Bujqësisë dhe drejtoresha e Programit për Rritjen e Punësimit nga Fondacioni Zviceran për Bashkëpunim Teknik, Rozandi Lowe nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në fushën e prodhimit të rodukteve “Bio” në tre vitet e ardhshme, raportojnë mediat në Shkup, përcjell albinfo.ch.
Partneriteti përfshin përgatitjen e broshurave, materialeve promovuese dhe mjetet softuerike për prodhimin e prduketeve “bio”, duke relaizuar trajnime në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, si dhe krijimin e kushteve për punësim më të mirë të grave dhe të rinjve.
Program për rritjen e punësimit (Rritja e Tregut të Punësimit – IME) është një program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) implementuar nga partneri kryesor Swisscontact, në bashkëpunim me partner lokal PREDA Plus.
Faza e parë e programit po zbatohet nga viti 2015 deri në vitin 2019 dhe kap një buxhet prej 25.6 milionë frangash zvicerane.
Programi funksionon në tre sektorë: turizëm, industrinë kreative dhe ekonominë e gjelbër.
Rezultatet kryesore të programit priten gjatë një periudhe 4 vjeçare duke krijuar më shumë se 2000 vende pune direkte dhe indirekte dhe për të rritur të ardhurat neto për më shumë se 1000 ndërmarrje të vogla dhe të mesme për 1.5 milion €.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik