Lajme
Zvicra mbështet planin e ri për armëpushim në Gaza
Zvicra ka mirëpritur planin e Gazës, të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një marrëveshje pengjesh dhe një armëpushim.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës kanë deklaruar se vendi e mbështet planin trefazor, transmeton albinfo.ch.
Në negociatat e ngecura për një armëpushim në luftën e Gazës, presidenti amerikan, Joe Biden, ka paraqitur një propozim të ri të premten dhe bëri thirrje për një marrëveshje. “Është koha për t’i dhënë fund kësaj lufte”.
Kreu i komunikimit në Ministrinë e Jashtme zvicerane, Nicolas Bideau, ka thënë se një perspektivë politike e bazuar në një zgjidhje me dy shtete duhet të rivendoset.
“Zvicra mbështet planin trefazor të Presidentit Biden për një armëpushim të menjëhershëm, lirimin e pengjeve mbajtur në Gaza, ndihma humanitare dhe një rrugë drejt një përfundimi afatgjatë të armiqësive”, ka shkruar ai në Twitter, përcjell SRF.
La🇨🇭soutient le plan en trois phases du président Biden pour un #cessezlefeu immédiat, la libération des otages détenus à #Gaza, l'aide humanitaire et un chemin vers une fin permanente des hostilités.
Il faut rétablir une perspective politique basée sur la solution à deux États.— Nicolas Bideau (@Chef_Komm_Eda) June 1, 2024
E-Diaspora
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë Nga vizionet e tij artistike deri te krijimet praktike që prekin përditshmërinë e njerëzve, ai na...
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
Jeta në Zvicër
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë Nga vizionet e tij artistike deri te krijimet praktike që prekin përditshmërinë e njerëzve, ai na...
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative