Lajme
Zvicra mbështet Kosovën për të dalë nga qymyri
Me dy shtëllunga të mëdha tymi, ju mund të shihni termocentralin në Obiliq me kilometra përreth. I ndërtuar prej më shumë se 60 vjet pranë kryeqytetit, këto fabrika qymyri nuk plotësojnë në asnjë mënyrë standardet për mbrojtjen e mjedisit, shkruan e përditshmja 20 Minutes.
Por ku qëndron problemi?
Thjesht, këto shtëllunga ofrojnë 98% të energjisë elektrike të Kosovës. Por problemi është edhe më i madh kur vështrojmë se rrjeti në fjalë është tërësisht i paqëndrueshëm, prandaj ndërprerjet e rrymës janë të shpeshta. Kosova shpreson se do të gëzojë ndihmën e Fondit Monetar Ndërkombëtar për të ndërtuar një fabrikë të re ose për të rinovuar atë. Shuma ekonomike për këtë punë do të arrijë në gati 2 miliardë euro, dhe, siç thotë gazetari i të përditshmes “20Minutes”, projekti po ngec në vend.
Një pjesë e zgjidhjes mund të vijë edhe nga energja e ripërtëritshme. Të mërkurën u mbajt në Prishtinë një konferencë ekonomike për të projektuar dhe për të bindur kompanitë zvicerane që të investojnë në Kosovë. Albinfo.ch mbuloi këtë eveniment me shkrimet në vijim:( “Kosova garanton investitorët zviceranë” / “Kosova ka shumë nevojë për investime të huaja”).
Për këtë rast edhe kryeministri i Republikës së Kosovës kishte bërë udhëtimin për të marrë pjesë. Nga ndërmarrjet zvicerane që ishin të pranishme, disa prej tyre ishin të specializuar në energjitë alternative. Duke përfshirë edhe kompaninë Albanian Engineering of Switzerland, e cila do të hapë dyert e saj më 19 tetor në EPFL (École Polytechnique Fédérale de Lausanne, Shkolla politeknike federale e Lozanës), dhe e cila bashkon inxhinierë të interesuar për të sjellë ekspertizën e tyre në Kosovë.
“Ne mund të bëjmë Kosovën më të pastër”
Jacques Nauer dhe djali i tij kanë nisur një mini-hidrocentral në rajonin malor të Kosovës. Të dy sipërmarrësit e kantonit të Zugut kanë përreth inxhinierë lokalë dhe maqedonas. Gjashtë turbina të lidhura me një lumë që nga shtatori 2013 do të prodhojnë një konsumim ekuivalent të energjisë elektrike 3.000 kosovarëve. Me 15 milionë euro, ky projekt është mbështetur nga Sekretariati Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO). Jacques Nauer pret një kthim të investimi pas “disa vjetësh”.
Një tjetër projekt i mbështetur nga Konfederata zvicerane është një park me turbina të erës në jugperëndim të Kosovës. Ky projekt synon instalimin e 15 turbinave të erës me një kapacitet prej 2 megavatësh secili. Studimet paraprake tashmë kanë përfunduar.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor