Kosova

Zvicra mbështet Festivalin Multikulturor në Prishtinë

Në Prishtinë ka nisur edicioni i pestë i Festivalit Multikulturor. Ky edicion është mbështetur nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, derisa për fokus ka ngjashmërinë mes komuniteteve në Kosovë.

“Zvicra është krenare që e përkrah këtë ngjarje, e cila këtë vit fokusohet në festimin e ngjashmërive të komuniteteve të ndryshme etnike në Kosovë. Gjatë tri ditëve të ardhshme, ju mund të vizitoni Prishtinën, Graçanicën, Kamenicën dhe Obiliqin për të shijuar një sërë aktivitetesh dhe diskutimesh kulturore, me fokus të veçantë në kulturën rome, ashkali dhe egjiptiane”, njofton Ambasada zvicerane.