Kosova

Zvicra mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Zvicra sërish ka bërë të ditur qëndrimin e saj për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke e mbështetur fuqishëm nën udhëheqjen e BE-së, shkruan albinfo.ch.

Në një takim sot, ndihmëssekretari i Shtetit, Simon Geissbühler dhe ambasadori zviceran, Thomas Kolly, u takuan me koordinatorin shtetëror për dialog, Skender Hyseni, për të folur rreth normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Zvicra mbështet dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe përkrah një proces efektiv dhe të qëndrueshëm paqeje, duke nxitur besimin mes palëve. /Albinfo.ch

Fotografia e Embassy of Switzerland in Kosovo