Shkurt.ch

Zvicra lidh marrëveshje me Tunizinë

Me këtë marrëveshje Zvicra reagon ndaj numrit të madh të azilkërkuesve nga Tunizia dhe ndaj problemeve të shkaktuara nga disa prej tyre

Zvicra ka lidhur marrëveshje me Tunizinë për bashkëpunim në lëmin e migracionit. Marrëveshja duhet të rregullojë çështjet si pranimdorëzimi i azilkërkuesve, ardhja dhe qëndrimi i tyre këtu-

Duke nënshkruar këtë marrëveshje, Zvicra po reagon ndaj numrit të madh të azilkërkuesve nga Tunizia. Tunizianët, që nga fillimi i “pranverës arabe” kanë filluar të vijnë me të madhe në Zvicër dhe mjaft prej tyre kanë shkaktuar probleme të ndryshme.

Marrëveshja, për të qenë e plotfuqishme duhet të miratohet edhe nga Këshilli Federal (qeveria).

Zvicra deri më tash ka nënshkruar marrëveshje të ashtuquajtura të “partneritetit migracional” me Nigerinë. Bosnjë e Hercegovinën, Kosovën dhe Serbinë.