Lajme
Zvicra lejon sërish testet falas – me disa përjashtime!
Dhoma Nacionale donte t'i bënte të gjitha testet falas por tani ajo pranon përjashtimet që ka përcaktuar Dhoma e Kantoneve
Ata që dëshirojnë të testohen për certifikatën Covid, së shpejti mund ta bëjnë këtë sërish falas. Pas pak muajsh anulimi, Qeveria Federale do të paguajë sërish shpenzimet, transmeton albinfo.ch.
Dhoma Nacionale dhe ajo e Kantoneve, në Parlamentin e Zvicrës kanë rënë dakord për rregullat e nevojshme në këtë drejtim.
“Kjo dispozitë bën të mundur kthimin në situatën që kishim që nga fillimi i gushtit, kur një person pa simptoma mund të testohej dhe – në rast testi negativ – të merrte një certifikatë dhe ishte falas”, tha ministri i Shëndetësisë Alain. Berset gjatë debatit në dhomën Nacionale.
Për testet PCR dhe vetë-testet kjo nuk vlen!
Dhoma Nacionale fillimisht donte që Qeveria Federale të merrte përsipër kostot për të gjitha testet por kjo kërkesë ishte e tepruar, për Dhomën tjetër, atë të kantoneve, raporton srf.ch. Prandaj ajo vendosi për kufizime.
Kështu, tani testet janë në thelb pa pagesë, por Këshilli Federal ka mundësinë e përcaktimit të përjashtimeve.
Rrjedhimisht, kostot për vetë-testimet dhe për analizat e antitrupave që nuk janë përcaktuar nga kantoni nuk do të mbulohen, transmeton albinfo.ch. Edhe testet PCR për udhëtime jashtë vendit, nuk do të paguhen nga Qeveria Federale.
Ka ende dallime në lidhje me ndryshimet e mbetura në ligjin Covid-19. Prandaj, propozimi i kthehet sërish Dhomës së Kantoneve.
Aktualisht vlen si më poshtë:
- Nëse nuk keni simptoma, testet nuk janë falas.
- Testet janë falas për personat me simptoma Covid.
- Megjithatë, këto teste nuk ju japin certifikatën Covid.
- Edhe njerëzit pa simptoma mund të testohen për të marrë certifikatën Covid. Por ata duhet të paguajnë vetë për këtë test.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër Procedurat penale në lidhje me aktet e terrorizmit kanë arritur “një rekord historik” në vitin 2024,...
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë