Lajme
Zvicra lejon dozën e tretë të vaksinës, për “njerëzit me imunitet të dobësuar”
Qeveria rekomandon një vaksinim përforcues për të gjithë njerëzit mbi 65 vjeç. Ndërsa Christoph Berger, (nga Ekif), e rekomandon për personat mbi 75 vjeç
Swissmedic ka miratuar dozën e tretë të vaksinës kundër koronës për “grupet veçanërisht të cenueshme të popullsisë dhe njerëzit me imunitet të dobësuar” në Zvicër.
Vaksinimi “i tretë” është miratuar për vaksiat nga dy prodhuesit Pfizer / Biontech dhe Moderna, raporton srf.ch.
Doza e tretë e vaksinës ishte tashmë e mundur për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar rëndë, transmeton albinfo.ch. Sipas Qeverisë Federale, deri në fund të javës së kaluar në Zvicër janë injektuar 7,700 doza të treta të vaksinave.
Por, kush mund të vaksinohet me dozën e tretë të vaksinës?
Qeveria Federale në përgjithësi rekomandon një vaksinim përforcues për të gjithë njerëzit mbi 65 vjeç. Ai duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, gjashtë muaj pas përfundimit të vaksinimit të parë (pas marrjes së dy dozave).
Ndërkaq, sipas Christoph Berger, kryetar i Komisionit Federal për Çështjet e Vaksinimit (Ekif), rekomandimi për vaksinimin përforcues u drejtohet “veçanërisht” personave mbi 75 vjeç, banorëve të shtëpive të të moshuarve dhe pleqve dhe mbi 65-vjeçarëve me sëmundje të mëparshme.
“Punonjësit shëndetësorë nuk janë në mesin e njerëzve në rrezik,” thotë Berger, trasnmeton albinfo.ch. Rekomandimi i vaksinimit përforcues nuk është menduar për ta. Çdo rekomandim për personelin infermieror për njerëzit në rrezik do të komunikohet nëse është e nevojshme, ka thënë Berger.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira Të premten do të bjerë borë edhe në ultësira, rrugët mund të bëhen të rrëshqitshme sidomos...
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë
-
Nis referendumi kundër ID-s elektronike zvicerane