Jeta në Zvicër
Zvicra kontribuon në koordinimin e politikës botërore të migracionit
Ambasadori i Zvicrës në OKB, Jürg Lauber dhe homologu i tij meksikan, Juan Gomez Camacho janë ngarkuar nga presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që të koordinojnë përpunimin e këtij kuadri global për migracionin
Me “Global Compact for Safe, Orderly and Regular Migration” , bashkësia ndërkombëtare po synon t`u përgjigjet sfidave të migracionit në rrafshin ndërkombëtar. Ambasadori i Zvicrës në OKB, Jürg Lauber dhe homologu i tij meksikan, Juan Gomez Camacho janë ngarkuar nga presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që të koordinojnë përpunimin e këtij kuadri global për migracionin, thuhet në një komunikatë të EDA (Departamenti i Jashtëm i Zvicrës).
Me miratimin e Deklaratës së Nju Jorkut për refugjatët dhe migrantët nga ana e shteteve anëtare të OKB-së, që u bë në shtator 2016, është lansuar një proces dyvjeçar si për përpunimin e një “Global Compact” për refugjatët dhe një tjetër “Global Compact” për migrantët. Dokumenti i fundit do të përmbajë standarde për shtetet se si të rregullojnë çështjen e migracionit në mënyrë më korrekte, edhe pse këto standarde nuk do të jenë të detyrueshme. Roli i rëndësishëm i Zvicrës dhe i Meksikës në këtë mes qëndron në faktin se ato duhet të udhëheqin negociatat dhe do të mundësojnë gjetjen e kompromiseve në mes të shteteve anëtare. Dy ambasadorët tashmë kanë drejtuar përpunimin e parë të një rezolute të ashtuquajtur të modaliteteve. Ajo është miratuar më 6 prill 2017 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe vendos etapat deri në miratimin e “Global Compact for Migration” që pritet të bëhet në vjeshtën e vitit 2018.
Rruga e “Global Compact” do të kalojë nëpër tri faza. Në mes prillit dhe nëntorit 2017 do të grumbullohen kontributet dhe përvojat e shteteve në temën e migracionit. Nga nëntori 2017 deri në janar 2018 bëhet përpunimi dhe regjistrimi i përmbajtjeve në fjalë. Pasi që dy ambasadorët me ekipet e tyre të bëjnë një koncept të “Global Compact”, ata ia kalojnë atë bashkësisë ndërkombëtare për konsultim. Pas përmbylljes së negociatave, shefat e shteteve dhe të qeverive të 193 anëtarëve të OKB-së në shtator të vitit 2018 do ta kenë përpara dokumentin për miratim.
Për Zvicrën kjo paraqet një shans për të vepruar në një rol qendror në një proces lidhur me një çështje relevante të kohës sonë, thuhet në komunikatën e EDA-s.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane Presidentja zvicerane për vitin 2025, Karin Keller-Sutter, ka nënvizuar rëndësinë e kompromisit dhe përulësisë në politikën...
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”