Lajme

Zvicra kërkon një angazhim më të madh rreth krizës klimatike

Presidenti zviceran, Guy Parmelin, u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që të ripërtërijnë përpjekjet për të përmbushur objektivat klimatike të përshkruara gjashtë vjet më parë nga Marrëveshja e Parisit, përcjell albinfo.ch.

Duke folur në Konferencën COP26 të OKB-së për Ndryshimet Klimatike në Glasgow, Skoci, të hënën, Parmelin tha se ngrohja globale tashmë ka arritur nivele kritike.

“Një fëmijë i lindur sot në vendin tim do të përjetojë katër herë më shumë ngjarje ekstreme [klimatike] në jetën e tij sesa gjyshërit e tyre. Ky fëmijë do të përjetojë pesë herë më shumë valë të nxehti se sa kam përjetuar unë”, u tha ai udhëheqësve globalë.

“Si një vend alpin, Zvicra është veçanërisht e prekur nga ndryshimet klimatike”, shtoi ai, përcjell tutje albinfo.ch.