Jeta në Zvicër
Zvicra kërkon në Nju Jork barazi për gratë
Ka nisur të hënën në Nju Jork sesioni i 61-të i Komisionit të OKB-së mbi statusin grave në botë. Në qendër të seancës së këtij viti është pavarësia ekonomike e grave.
Pabarazia ndërmjet grave dhe burrave tani është fakt në tërë botën. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) gratë fitojnë 23 për qind më pak se burrat në mbarë botën. Kjo padrejtësi jo vetëm që është e dëmshme për gratë dhe familjet e tyre, por edhe për tërë shoqërinë. “Lufta kundër pabarazisë së pagave dhe fuqizimi ekonomik i gruas ka një efekt pozitiv në të gjithë ekonominë. Investimet në barazi të pagave janë të vlefshme. “, ka thënë zvicerani Benno Bättig, sekretar i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (EDA), përcjell albinfo.ch
Për këtë arsye, fuqizimi ekonomik i grave nuk është vetëm një çështje e politikës së brendshme, por edhe prioritet i politikës së jashtme të Zvicrës.
Zvicra do të kërkoj në seancën e këtij viti një vlerësim më të mirë dhe njohjes së detyrave dhe kujdesit qe nuk paguhet për gratë në shtëpi. Zvicra do të kërkojë gjithashtu të forcohet roli i grave në sektorin privat.
Qëllimi është për të eliminuar pabarazinë e pagave deri në vitin 2030. Me të ashquajturin test për matjen e pabarazisë pagave në ndërmarrje (Logib), Zvicra luan një rol pionier në promovimin e pagesës së barabartë. Instrumenti që është në dispozicion në 4 gjuhë ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Me Logib, kompanitë me më shumë se 50 të punësuar lehtë mund të përcaktojnë vendndodhjen e tyre kur bëhet fjalë për pagat e barabarta.
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Berset kritikohet nga opozita gjeorgjiane për “mbështetje të regjimit” Berset thotë se ai ka folur edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile për demokracinë...
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026