Lajme
Qëndrueshmëri në tregun e pronave në Zvicër
Ndërsa çmimet e pasurive të paluajtshme në shumë vende janë në rënie për shkak të kërkesës më të ulët, stabiliteti mbizotëron në tregun zviceran të banesave
Shifrat e publikuara në fillim të kësaj jave tregojnë se kostoja e pasurive të paluajtshme në Zvicër nuk ka rënë në qershor – ndryshe nga rasti në shumë vende të tjera.
Çmimet për shtëpitë familjare në Zvicër u rritën me vetëm 0.3 për qind mesatarisht gjatë një muaji, ndërsa kostoja e apartamenteve ra me 0.4 për qind, raportuan specialistët e pasurive të paluajtshme Immoscout dhe Iazi.
Kjo tregon për stabilitetin e çmimeve në tregun zviceran të pronave, edhe pse normat e interesit janë rritur kohët e fundit, thanë të dy kompanitë.
Rritja e normave të interesit ka rritur kostot e financimit për pasuritë e paluajtshme, gjë që po frenon rritjen e çmimeve.
Në qershor, për të kontrolluar inflacionin, Banka Kombëtare e Zvicrës rriti normën e interesit (përfshirë hipotekat) nga 1.50 në 1.75 për qind.
Kjo është shumë më e ulët se rritjet në vendet e tjera: 4 përqind në eurozonë, 5 përqind në MB dhe mbi 5 përqind në Shtetet e Bashkuara, transmeton albinfo.ch.
Çfarë efekti ka kjo në çmimet e pronave?
Në Zvicër, blerësit e rinj duhet të presin një normë hipotekore prej rreth 3 përqind – më shumë se më parë, por ende më e ulët se diku tjetër. Në vendet e tjera evropiane, nga ana tjetër, kjo normë është ndërmjet 4 dhe 5 për qind, dhe deri në 7 për qind në SHBA, sipas hulumtimit të kryer nga Blick.
Kjo do të thotë se ndërsa në vendet e tjera shumë njerëz nuk mund t’i përballojnë më këto kosto të rritura, kështu që si rrjedhojë e kësaj, kërkesa dhe çmimet e pronave po bien, në Zvicër tregu është më i qëndrueshëm.
Në fakt, kërkesa për banesa të reja vazhdon të tejkalojë ofertën, kryesisht për shkak se numri i njësive të reja në ndërtim është më i ulët se vitet e fundit.
“Ne nuk po shohim një rënie të çmimeve në një front të gjerë. Dhe kjo nuk pritet në të ardhmen e afërt,” tha për Blick Patrick Schnorf, nga kompania konsulente e pasurive të paluajtshme Wüest Partner.
Arsyeja për këtë stabilitet është fakti se inflacioni është relativisht i moderuar në Zvicër në krahasim, kështu që ka pasur më pak një ‘goditje normash’ këtu se gjetkë.
E-Diaspora
-
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ishte këtu ku është Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nesër...
-
Kosovë: Kërkesa për shtimin e qendrave të votimit për diasporën shihet si ndërhyrje e qeverisë në procesin zgjedhor
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
Jeta në Zvicër
-
“Falë Granit Xhakës, unë jam dikushi”, thotë i riu i hendikepuar, Musa Musiqi 21-vjeçari nga Zvicra Lindore vuan nga paraliza cerebrale për shkak të një hemorragjie të trurit në...
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme