Shkurt.ch

Zvicra ka ngecur në integrimin e të huajve

Në fund të qershorit rezultatet e një studimi të BE-së janë prezantuar në Bruksel. Studimi ka bërë të ditur për integrimin e të huajve nga vendet e treta. Zvicra figuron jo mirë në këtë krahasim, shkruan “Sonntagszeitung”. Nga 38 vende, kryesisht evropiane, Zvicra ka zënë vetëm vendin e 21-të. Zvicra është ende prapa Francës, e cila është duke luftuar kundër problemeve masive të integrimit.

Sidomos kur krahasohet me Evropën Veriore e Perëndimore hulumtuesit nga Zvicra sjellin dëshmi jo të mira, sidomos në lidhje me mbrojtjen nga diskriminimi. Këtu Zvicra është në vendin e fundit. “Viktimat e diskriminimit në Zvicër janë të mbrojtur më keq se kudo tjetër në Evropë”, thuhet në studim. Në këtë drejtim nuk mund të bazohet në asnjë ligj gjithëpërfshirës kundër diskriminimit, a në qendra zyrtare që ofrojnë këshilla kundër diskriminimit.

Pengesat për marrjen e një pasporte zvicerane janë të shumta, thuhet në studim. Kjo është arsyeja pse Zvicra figuron e 31-ta. Për mundësinë e bashkimit familjar Zvicra është edhe më mbrapa, pra renditet e 33-ta.

Në një pikë, megjithatë, Zvicra bëri mirë në raport me të huajt. Bëhet fjalë për kujdesin mjekësor. Kjo përputhet në mënyrë optimale me nevojat e emigrantëve, përfundon studimi. Kjo është arsyeja pse Zvicra këtu figuron e dyta.

Për ekspertin e Integrimit, Basel Thomas Kessler, rezultatet e studimit nuk pasqyrojnë realitetin në Zvicër. “Sistemi i vlerësimit përjashton një analizë të rrethanave aktuale të emigrantëve tanë”, thotë ai për “Sonntagszeitung”. Sekretariati i Shtetit për Migrim (SEM) nuk pranoi të komentojë mbi rezultatet e këtij studimi.