Kosova

Zvicra mirëpret marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Në një postim në Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës thotë se inkurajon Kosovën dhe Serbinë të bëjnë progres të mëtutjeshëm në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, përcjell albinfo.ch.

“Zvicra mirëpret rezultatin e negociatave të lehtësuara nga BE-ja për targat e veturave dhe inkurajon Serbinë dhe Kosovës të bëjnë progres të mëtutjeshëm në normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, thuhet në reagim.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në Bruksel lidhur me reciprocitetin për targa. Këtë e ka bërë të ditur Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.