Lajme
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
Zvicra shënon një shkallë të ulët papunësie dhe një rritje shumë të ulët të çmimeve. Kjo e vendos atë shumë përpara vendeve të tjera

Zvicra i ka punët mirë, ekonomikisht. Kjo tregohet në të ashtuquajturin “Misery-Index” (Indeks Mjerimi), i cili mat mjerimin ekonomik të një vendi në një mënyrë të thjeshtë: duke kombinuar normën e inflacionit me shkallën e papunësisë.
Çmimet në Zvicër po rriten fare pak. Inflacioni ishte 0.7 për qind në nëntor, transmetoin albinfo.ch. Norma e papunësisë ishte gjithashtu mjaft e ulët, 2.6 për qind në nëntor. Kjo do të thotë se Zvicra ka vlerën më të ulët në “indeksin e mjerimit”, siç raporton “Handelszeitung”. Sipas këtij indeksi, Zvicra është e para në listë, përpara Kinës dhe Japonisë.
Ekonomisti i famshëm amerikan Arthur Okun e ka zhvilluar këtë indeks për të ofruar një pamje të thjeshtë të gjendjes ekonomike të një vendi. Kjo për faktin se rritja e mprehtë e çmimeve dhe papunësia masive janë simptoma të mjerimit ekonomik.
Inflacioni ka pasur rënie gjithashtu në shumicën e vendeve të tjera të industrializuara, që do të thotë se shumica e vendeve të industrializuara po ecin më mirë se kohët e fundit. Megjithatë, vendet në fund të shkallës vazhdojnë të luftojnë kundër inflacionit të lartë.
Kështu, inflacioni në Turqi pati një rënie të lehtë në nëntor, por është ende në nivelin 47 për qind, përcjell albinfo.ch. Argjentina, e cila është në fund të listës, iarriti gjithashtu të frenonte disi rritjen e çmimeve nën presidentin e ri Javier Milei. Për ta bërë këtë, ai përdori masa radikale, duke zhytur kështu vendin edhe më tej në papunësi masive.
“Misery Index” i Argjentinës është 173, dhe nuk ka konkurrencë “të denjë” në këtë listë. Një titull i palavdishëm ky, për shtetin e masdh të Amerikës Latine.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë Kosova ka parë një rritje të ndjeshme të investimeve në patundshmëri, veçanërisht nga diaspora. Sipas të...
-
Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike
-
Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani
-
Vazhdon mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra për këtë javë Ndikimi i tarifave tregtare të SHBA-së në ekonominë zvicerane dhe normat më të larta të posedimit...
-
Përballë sfidave të plakjes, Zvicra duhet të rimendojë kujdesin për të moshuarit
-
Zvicra po shkon drejt rishikimit të energjisë bërthamore
-
“Një këshillë – 673 milionë CHF”, shumë para federale shpenzohen për konsulentë dhe shërbime të jashtme
-
Ku ka më shumë diell në Zvicër