Lajme
Zvicra ka 8.667.100 banorë: Rritje për 0.7%, përkundër pandemisë
Rritja e popullsisë korrespondon me atë të viteve 2018 dhe 2019 dhe është nga më të dobëtat në dhjetë vjetët e fundit
Në fund të vitit 2020, në Zvicër jetonin 8,667,100 njerëz , 61,100 ose 0,7 për qind më shumë se në vitin 2019. Po ashtu gjatë vitit 2020 kishte 8,200 ose 12,1 për qind më shumë vdekje se në vitin pararendës dhe kishte më pak lindje, raporton agjencia e lajmeve, SDA
Migrimi “neto” ishte ai që shkaktoi rritjen e popullsisë.
Më saktësisht, ulja e shpejtë e emigracionit. Bilanci i migracionit është ende pozitiv me një rritje prej 56,000 vetash, por krahasuar me vitin 2019, imigracioni dhe emigracioni u ulën – imigracioni me 3.9 për qind, emigracioni, me 15.6%, transmeton albinfo.ch. Ky ishte rezultat i regjistrimeve të fundit nga Zyra Federale e Statistikave (BFS), të cilat u komunikuan të martën.
Emigracioni nga shtetasit zviceranë është rritur për 6.7 për qind, ndërsa ai i të huajve është ulur për 3.9 për qind. Me një rënie prej 15.6 për qind krahasuar me 14.9 për qind, qytetarët zviceranë në vitin 2020 kanë emigruar më rrallë se sa të huajt.
Në përgjithësi, ndryshime ka fare pak: “Rritja e popullsisë korrespondon me atë të viteve 2018 dhe 2019 dhe kështu është përsëri një nga më të dobëtat në dhjetë vjetët e fundit”, shkruan BFS.
Ndërsa rritja e shpejtë e numrit të vdekjeve “lidhet me pandeminë Covid 19”, deklaron Zyra Federale, përcjell albinfo.ch. Vdekjet e meshkujve janë rritur më shumë sesa vdekjet e femrave, 14.6 kundrejt 9.9 për qind.
Dallimi midis 0 dhe 64 vjeç dhe mbi 65 vjeç ishte ngjashëm i qartë: Nga lindja në pension kishte një rritje të vdekjeve prej 8.2 për qind, ndërsa te personat mbi 65 vjeçarë rritja ishte 12, 7 për qind.
Nidwalden ishte kantoni i vetëm që ka shënuar rënie të numrit të vdekjeve: në vitin 2020 atje kanë vdekur dy banorë më pak se një vit më parë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë