Shkurt.ch

Zvicra ka 8.42 milionë banorë

Numri i banorëve brenda një viti është rritur për 1.1%, edhe pse 120.700 persona gjatë kësaj kohe e kanë lëshuar Zvicrën, shifër që është dy herë më e madhe se një vit më parë

Në Zvicër gjatë vitit të kaluar kanë jetuar 1.1 për qind më tepër njerëz se një vit më parë. Ky ritëm i rritjes është i ngjashëm me atë të viteve të mëparshme. Kështu, siç bën të ditur Zyra Federale e Statistikës, numri i gjithëmbarshëm i banorëve në vend në fund të vitit 2016 ka qenë 8.42 milionë.

Një zhvillim demografik që ka karakterizuar periudhën e përmendur ka qenë numri rekord i emigrimit (lëshimit të Zvicrës), transmeton albinfo.ch mediat zvicerane. 120.700 persona gjatë kësaj kohe e kanë lëshuar Zvicrën, shifër që është dy herë më e madhe se një vit më parë. Ndërsa zhvillimi tjetër epërsia e madhe e numrit të të lindurve në bilancin në mes të lindurve dhe të vdekurve.

Popullata me prejardhje të huaj është rritur me 2.6 për qind ndërkohë që ajo zvicerane, me vetëm 0.6%.