Lajme
Biznesmeni nga Zvicra dërgon shtëpi-kontejnerë për strehim në Shqipëri
Sipërmarrësi shqiptar në Zvicër do t'i strehojë deri në 100 persona, duke sjellë kontejnerë banimi

Shumë familje shqiptare në Zvicër janë angazhuar në mbledhjen e ndihmave si nga ana financiare, ashtu edhe ushqimore për familjet e zhvendosur nga tërmeti i 26 nëntorit, shkruan albinfo.ch.
Qytetarët nga Zvicra kishin që në fillim një mobilizim të madh në përkrahje të viktimave të tërmetit në Shqipëri.
Së fundi, një tjetër lajm i mirë vjen për të gjithë ata që flenë nëpër çadra dhe kampe.
Është bërë e ditur se kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, është duke bashkëpunuar me një sipërmarrës shqiptar në Zvicër për të realizuar një projekt madhor në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti.
Thuhet se bashkëpunimi i tij me sipërmarrësin nga Zvicra do të sjellë kontejnerë që janë si shtëpia, me kushte shumë të mira.
Kjo ndihmë mund të strehojnë deri në 100 persona. Prandaj ky lloj projekti do të lehtësojë hallet e banorëve që flenë në çadra.
Më poshtë mund ta gjeni postimin e tij të plotë:
Procesi i rimëkëmbjes nga tragjedia që goditi vendin tonë, do të jetë i gjatë dhe do të kërkojë gjithë energjitë që shoqëria jonë do të jetë e aftë të prodhojë. Ndonëse kriza humanitare tregoi edhe njëherë brishtësinë e institucioneve tona, vala e solidaritetit ishte më e madhe se tërmeti. Solidaritet nxori në pah se shqiptarë janë më të mëdhenj se shteti i tyre, se kufijtë që na ndajnë janë thjesht administrativë dhe shpirti që lidhë këtë komunitet ndjehu dhimbjen sikur t’i përkiste një trupi të vetëm.
Nderimet e mia shkojnë te të gjithë ata që në këto ditë të vështira vepruan për të dhënë kontributin e tyre, sipas mundësive të tyre, pavarësisht statusit social, pavarësisht se e kanë bërë përpara apo pas kamerave. Nga ky solidarizim duhet të nis edhe ringritja. Ky bashkëpunim vëllazëror midis shqiptarëve duhet të jetë tulla e parë për të ngritur jo vetëm banesat, por edhe shtetin që ra bashkë me ato.
Si të gjithë ju kam dhënë kontributin tim, pa bujë dhe zhurmë, për të lehtësuar sado pak gjendjen e emergjencës, dhe do të vijoj ta bëj derisa komuniteti ynë të ketë nevojë. Në këtë kontekst, dëshiroj të veçoj vetëm një bashkëpunim që ka lindur orët e fundit, për të cilin mendoj se do të duhet të jetë edhe një nga rrugët që duhen ndjekur për të zgjidhur fazën tranzitore të strehimit. Bëhet fjalë për ndihmën që ofron miku im Kole Gjokaj, sipërmarrës shqiptar që zhvillon aktivitetin e tij në Zvicër, në bashkëpunim me të cilin do të vendosim në dispozicion të institucioneve vendase kontenierë banimi, të cilat mund të strehoin deri në 100 persona. Një donacion që vlen për fazën e parë të emergjencës, por që do të uroja të merrej si model për t’i dhënë një strehë atyre që këtë dimër rrezikojnë ta kalojnë në qiell të hapur.
Kjo fatkeqësi, që midis të tjerash na hapi sytë mbi situatën reale të vendit tonë, sidomos në zonat rurale, njëkohësisht na dha aftësinë për të parë qartë sa të fortë jemi kur bashkohemi dhe bashkëpunojmë. Të qëndrojmë kështu, dhe me ketë vetëdije ta ndërtojmë të ardhmen së bashku, ka shkruar Dokaj. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Mynih mirëpriti Vjosën si akademikja më e re në Gjermani Vjosa Blakaj ka fituar titullDoktore e Shkencave të Matematikës në Universitetin Teknik të Mynihut (TUM), ...
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
Jeta në Zvicër
-
Çfarë moti do të mbajë në Zvicër gjatë Pashkëve? Me shumë diell dhe temperatura të buta, Zvicra po shfaq anën e saj pranverore – por...
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët