Lajme

Zvicra investon 12 miliardë franga në rrugë

Qeveria zvicerane thotë se do të shpenzojë 12 miliardë CHF për përmirësimin e rrjetit rrugor – por zonat problematike në rajonet frëngjishtfolëse do të duhet të presin.

Zonat e para që do të përfitojnë nga paratë e reja do të jenë autorrugët përreth zonës së Bernës/Wankdorf, si dhe tunelet në St. Gallen, Bazel dhe Schaffhausen, transmeton albinfo.ch.

Këshilltarja Federale, Simonetta Sommaruga, thotë se përmirësimet rreth Gjenevës dhe Lozanës janë në rrugën e duhur – por do të duhet të presim.

Sommaruga trajtoi gjithashtu argumentin se ndërtimi i më shumë rrugëve thjesht do të thotë të tërheqësh më shumë trafik. Ajo thotë se kjo është pjesë e planit. Autorrugët më të mira duhet të lëvizin automjetet në rrugët kryesore dhe larg rrugëve të banimit.