Shkurt.ch

Zvicra i vë sanksione Sirisë

Qeveria e Zvicrës ka vendosur sanksione kundër Sirisë, duke iu bashkuar kështu sanksioneve të ngritura më parë nga Bashkimi Evropian.

Përmes një vendimi të saj të shpallur sot Qeveria Federale ka vënë këto masa ndaj Sirisë: embargo për mallrat për pajisje ushtarake dhe atyre të dedikuara për represion ndaj protestuesve.

Po ashtu janë vendosur edhe sanksikone financiare dhe të udhëtimit jashtë vendit kundër 13 eksponentëve të lartë të regjimit.

Qeveria e Zvicrës i mbështet këto sanksione me shtypjen e dhunshme që forcat siriane ushtarake dhe të sigurisë po u bëjnë protestave që po vazhdojnë prej dy muajsh.