Tematike
Zvicra hap zyrën e saj humanitare në Siri
Fillimisht zyra vepron në një dhomë hoteli ndërsa drejtuesi zviceran i saj pritet të rekrutojë bashkëpunëtorë sirianë për zyrën e tij
Berna zyrtare ka sërish qasje në Siri. Ajo, siç ka pohuar për radio SRF Manuel Bessler, i deleguar i federatës për ndihma humanitare, ka hapur një zyrë në kryeqytetin sirian, në Damask. Mirëpo nuk bëhet fjalë për ndonjë përfaqësi politike ose diplomatike por për një byro humanitare. Leja e nevojshme për një zyrë të tillë është marrë para rreth tri javësh.
Kështu, Zvicra në të ardhmen do t`i realizojë sërish projektet e veta, si për shembull ato për ndërtimin e spitaleve. Deri tash ajo para së gjithash ka mbështetur organizatat tjera humanitare në këtë drejtim, transmeton albinfo.ch. Mbështetja e saj vjetore ka qenë 60 milionë franga në vit.
Ndërkaq, drejtuesi i zyrës në fjalë, Manuel Bessler thotë se nuk është i lirë të bëjë punën e tij. Do të jetë Qeveria e Sirisë ajo që do të vendosë nëse ai do të mund të qarkullojë edhe në zonat e rebeluara ose jo.
Është kjo zyra e parë e një vendi të Evropës, e hapur në Siri, nëse e përjashtojmë këtu Bashkimin Evropian.
Fillimisht zyra vepron në një dhomë hoteli ndërsa drejtuesi zviceran i saj pritet të rekrutojë bashkëpunëtorë sirianë për zyrën e tij.
Zvicra prej disa vitesh ka bërë përpjekje të marrë garanci nga autoritetet siriane për punën e saj humanitare në Siri. Në negpciatat që kanë zgjatur rreth 6 muaj ishte përfshirë edhe Irani.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim