Lajme
Zvicra hap kufijtë me zonën e Shengenit më së voni më 6 korrik
Lëvizja e lirë e njerëzve dhe liria e udhëtimit në të gjithë zonën Shengen duhet të rikthehen më së voni deri më 6 korrik

Në kuadrin e masave drejt heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend, qeveria e Zvicrës ka njoftuar sot edhe hapat e zbutjes së regjimit të kalimit të kufijve.
Këshilli Federal planifikon të rihapë gradualisht kufijtë nga mesi i qershorit. Lëvizja e lirë e njerëzve dhe liria e udhëtimit në të gjithë zonën Shengen duhet të rikthehen më së voni deri më 6 korrik, transmeton albinfo.ch. Kjo u njoftua nga Këshilli Federal të mërkurën.
Siç është paralajmëruar tashmë, nga 15 qershori do të mundësohen përsëri udhëtimet midis Zvicrës dhe Gjermanisë, Francës dhe Austrisë, pa kufizime. Megjithatë, është ende e paqartë se kur do të hiqen kontrollet kufitare për Italinë.
Nga 8 qershori, në kufijtë zviceranë mund të urdhërohen kontrollet për njerëzve që duan të hyjnë nga vendet e përcaktuara si shtete me rrezik.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?