Uncategorized
Zvicra hap konsultimet mbi Marrëveshjen Tregtare me Britaninë pas Brexit-it
Marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve vazhdojnë të mbështeten në marrëveshjet dypalëshe midis Zvicrës dhe Bashkimit Evropian (BE)
Këshilli Federal (Qeveria e Zvicrës) ka hapur të mërkurën, më 15 maj, konsultimet mbi Marrëveshjen e Tregtisë me Mbretërinë e Bashkuar (Britaninë e Madhe), të lidhur më 11.02.2019 dhe Marrëveshjen Shtesë mbi zgjerimin e dispozitave në Principatën e Lihtenshtajnit. Marrëveshjet janë hartuar për të siguruar vazhdimësinë e marrëdhënieve tregtare me Britaninë e Madhe pas daljes së saj nga BE, thuhet në një komunikatë të qeverisë.
Siç dihet Mbretëria e Bashkuar është një partner tregtar i madh për Zvicrën. Marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve vazhdojnë të mbështeten në marrëveshjet dypalëshe midis Zvicrës dhe Bashkimit Evropian (BE). Por këto marrëveshje dypalëshe nuk do të mund të zbatohen më në Mbretërinë e Bashkuar pasi që ajo të largohet nga BE.
Për këtë arsye, Zvicra dhe Britania e Madhe kanë nënshkruar një marrëveshje tregtare më 11.02.2019, e cila në masë të madhe deklaron të drejtat dhe detyrimet ekzistuese që i referohen marrëdhënieve tregtare për periudhën pas Brexit-it, respektivisht që ato të jenë të zbatueshme në peroidhën në fjalë.
Afati i konsultimit është i kufizuar deri më 05.09.2019. Këshilli Federal pastaj do të dërgojë në parlament mesazhin për marrëveshjen.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar Zvicra e nisi vitin e ri në të ftohtë të ashpër. Përveç verës së gazuar dhe...
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës