Lajme
Zvicra, Gjermania dhe Bullgaria, lejojnë hyrje-daljet me pasaportat me emrin e vjetër, “Republika e Maqedonisë”
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen, si Zvicra, Gjermania dhe Bullgaria po lejojnë hyrjen dhe daljen në vendkalimet e tyre kufitare me pasaportë me emrin e vjetër kushtetues, “Republika e Maqedonisë”, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportimeve nga mediat maqedonase, shembulli i këtyre vendeve nuk përjashtohet të ndiqet edhe nga vendet e tjera të Evropës, pasi në këto vende ka një diasporë të madhe nga Maqedonia e Veriut, e cila është e angazhuar në mënyrë të përhershme me punë, kështu që shtetet nuk duan të rrezikojnë ekonominë vendase, duke pasur parasysh problemet me ndërrimin e dokumenteve të udhëtimit të qytetarëve të Maqedonisë sipas afateve të Marrëveshjës së Prespës.
Nga vendet e rajonit mund të udhëtoni drejt Shqipërisë dhe Kosovës me pasaportë të vjetër, teksa sipas raportimeve nga “360 gradë”, të cilat citojnë burimet e tyre, nuk duhet pritur njoftim zyrtar për vendime të tilla nga këto vende pasi nuk do të donin të viheshin në një pozitë të pakëndshme përballë Greqisë.
Ndryshe, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani para disa ditëve gjatë vizitës së tij në Bernë, ka konfirmuar se Zvicra vazhdon të njohë pasaportat e vjetra.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’