Futboll

Zvicra fiton 15:0, 3 gola nga futbollistja shqiptare

Zvicra ka shënuar fitore të thellë ndaj Moldavisë me rezultat 15:0, ndërsa Riola Xhemaili realizoi tre gola

Jo vetëm te meshkujt, por edhe te femrat futbollistet shqiptare lënë gjurmë te Nati.

Futbollistja shqiptare, Riola Xhemaili, ka shënuar tri gola për Zvicrën në fitoren e thellë 15:0 ndaj Moldavisë, shkruan albinfo.ch.

Ajo u inkuadrua në pjesën e dytë, ndërsa shënoi në minutat 53, 75 dhe 81.

Edhe pse fitoi bindshëm, Zvicra do të luajë në “Play-off” për Kupën e Botës, pasi përfundoi e dyta në grup me dy pikë më pak se Italia që ishte lidere me 27 pikë.