Futboll

Zvicra fitoi, por si mund të kualifikohet

Zvicra shënoi fitore 3:1 kundër Turqisë, ku dy gola shënoi Xherdan Shaqiri

Zvicra shënoi fitore 3:1 ndaj Turqisë, në kuadër të Grupit A në Euro 2020.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Xherdan Shaqiri me dy gola, shkruan albinfo.ch.

Italia ka nëntë pikë, Uellsi dhe Zvicra nga katër, kurse Turqia mbeti pa pikë.

Italia dhe Uellsi janë kualifikuar në 1/8 e finales, derisa Zvicra duhet të presë ende. Zvicra ndodhet në Grupin A dhe duhet të presë të zhvillohen të gjitha grupet për të kuptuar nëse kualifikohet tutje.

Në këtë Evropian kualifikohen dy kombëtaret e para në grupe dhe katër vende të tretë nga gjashtë grupe. Nati ka katër pikë dhe gol dallim 4:5. Momentalisht në vendet e treta në grupet tjera janë Portugalia, Finlanda, Austria me 3 pikë, Spanja me dy dhe Kroacia një pikë, por të gjitha kanë nga dy ndeshje të zhvilluara.